back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeShpend Maxhuni priti në takim zyrtar drejtorin e policisë së Turqisë

Shpend Maxhuni priti në takim zyrtar drejtorin e policisë së Turqisë

Të ngjajshme

Dardan Krivaqa në Supreme: Kërkoj falje, isha nën ndikim të narkotikëve

Në Gjykatën Supreme sot po zhvillohet një seancë gjyqësorë,...

Beleg e Kodrali, “Doku” me numër 5 është aty

Arbër Tolaj po vazhdon fushatën intensifikuese kudo në Dukagjin...

17-shi i LDK-së përshëndet qytetarët: Mirëmëngjesi Prishtinë

Kandidati i LDK-së për deputet, Armend Zemaj po e...

Si e sinjalizoi me prekje hunde nisjen e “aksionit” Naim Murseli, Granit Plavën

Prokuroria po vazhdon të prezantojë provat për rastin e...
- Advertisement -

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni, i shoqëruar nga stafi i lartë i tij, sot me 24.08.2017 ka pritur në takim zyrtar drejtorin e përgjithshëm të policisë së Turqisë z. Selami Altinok, po ashtu i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në RKS znj. Kivicilim Kiliç .

Në takimin i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të PK-së,          z. Shpend Maxhuni fillimisht falënderoi  z.Altinok për vizitën e tij dhe njëkohësisht njoftoi të pranishmit mbi angazhimet, aktivitetet dhe objektivat e Policisë së Kosovës, të bazuara në planin zhvillimor strategjik të Policisë.

Drejtori Maxhuni njoftoi të pranishmit se Policia e Kosovës ka kapacitete profesionale dhe është e përgatitur që të ofrojë siguri, të luftojë kundër krimit të organizuar si dhe të bashkëpunojë ngushtë me organizatat policore me qëllim të avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe parandalimit të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Ndërsa drejtori i Turqisë z.Altinok falënderoi z.Maxhuni për pritjen e ngrohtë dhe njëkohësisht vlerësoi lart punën e Policisë së Kosovës në përgjithësi, e në veçanti në bashkëpunimin e deritanishëm të treguar me autoritetet policore turke.

Delegacioni i Turqisë konfirmoi mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer për Policinë e Kosovës me të gjitha kapacitetet  e saj, duke përfshirë edhe trajnimet e nevojshme në fusha të ndryshme për personelin policor.

Gjatë takimit u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen,  me qëllim të avancimit të mëtejmë të PK-së, duke përfshirë edhe përkrahjen për inkuadrimin në Interpol dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë policorë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz