Familja Jashari duke u konsideruar si familje e shënjtë për shkak të veprës së saj sublime për lirinë e Kosovës, këto ditë ka marrë përkrahje të madhe edhe nga partitë politike në Skenderaj.
Bekim Jashari, duke garuar si kandidat i pavarur për kryetar të Skenderajt ka rrokullisur gjithë parashkimit e partive politike për zgjedhjet lokale në Skenderaj, transmeton Drenica Press.
Mos kandidimi i Sami Lushtakut për kryetar të Skenderajt, duke respektuar kandidimin e pavarur të Bekim Jasharit ka përbërë këto ditë një lajm të veçantë që asnjë parti se ka bërë një gjë të tillë më parë.
Por nuk është e vetmja PDK që ka ndërmarrë një jap të tillë, një gjë të tillë sikurse PDK e ka ndjekur edhe Nisma në Skenderaj.
Bartësi i listës së Nismës në Skenderaj, Beqir Veliu tha për portalin Drenica Press, se me vendimin e kryesisë së Nismës edhe ne nuk do të vendosim kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt
Ai për Drenica Press tha se respekti për Bekim Jasharin ka bërë që ne nuk do të vendosim kandidat nga Nisma për kryetar të Komunës së Skenderajt, por edhe ne sikurse PDK do të përkrahim kandidatin e pavarur për kryetar të Skenderajt Bekim Jasharin./Drenica Press/


