Shpend Ahmeti po kritikohet nga VV për koalicionin e arritur me AAK-në?

Lëvizja Vetëvendosje, e cila po mban në këto momente mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, po diskuton edhe për koalicionet që kjo parti i ka arritur në zgjedhjet e fundit lokale me partitë tjera nëpër komunat e Kosovës.
Theks të veçantë i është dhënë Komunës së Prishtinës, ku kjo parti ka arritur koalicion me AKR-në para raundit të dytë zgjedhor, ndërsa me AAK-në pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të KQZ-së.
KTV merr vesh se në mbledhje është kritikuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, veçanërisht për koalicionin që e lidhi para pak ditësh me AAK-në.
Kjo për faktin se ai nuk është konsultuar paraprakisht me Këshillin e Përgjithshëm të partisë dhe është thënë se ky veprim nuk është në përputhje me statutin e Lëvizjes.
Lexo edhePara një jave në Paris, sot Endrit Thaçi po pushon në alpet zvicerane (Foto)
Ahmeti fillimisht ka refuzuar të arsyetojë këtë koalicion para Këshillit, mirëpo tani ai është duke folur pikërisht për këtë.
Ish-drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka kundërshtuar idenë që me drejtorinë e Arsimit të udhëheq AAK-ja.
Kundër është shprehur edhe deputetja Albulena Haxhiu.














