back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaShowBizShpati do prehet dy hapa larg babait të tij

Shpati do prehet dy hapa larg babait të tij

Të ngjajshme

Plani hakmarrës i Putin, taksapaguesit gjermanë do të paguajnë dy herë

BE planifikon të përdorë asetet e ngrira të bankës...

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Sot, Shpati u përcoll për në banesën e fundit.

Një artist ikonë, jeta e të cilit u ndërpre papritur nga një sulm në zemër në Itali, atje ku ishte nisur shpresëplotë për trajtimin e djalit të tij të vetëm, Roelit.

Në një koinçidencë të dhimbshme, ai erdhi në jetë një të dielë maji të vitit 1985. Po në të dielë, kësaj radhe nëntori, artisti i madh u përcoll për në amshim.

Gjatë ceremonisë, Big Mama nuk i mbante lotët, teksa mes dhimbjes merrej me organizimin e çdo detaji. Jo shumë kohë pas, rreth orës 10:30, aty mbërriti edhe nëna Gjylymsere. Përkundër dhimbjes që i djeg shpirtin, ajo u mbajt gur e fortë!

Trupi i Shpatit u dërgua për herë të fundit edhe në skenën ku nisi gjithçka si i vogël, në një rrugëtim plot ëndrra e që i solli suksese të mëdha në diskografinë shqiptare.

Por, mes gjithë dhimbjes dhe lotëve që pushtuan Tetovën sot, një detaj rrëqethës mbart një simbolikë të rëndë që pak kush e vuri re.

25 vite më parë, Shpati i kishte dhënë lamtumirën babait të tij, kur ishte vetëm 15 vjeç – një humbje që e shënjoi jetën e tij. Jeta e deshi që çerek shekulli më pas, në një bashkim tragjik, trupi i tij të prehet vetëm dy hapa larg të atit.

Babë e bir, tashmë të bashkuar në përjetësi, pranë njëri-tjetrit.

Prive By Liberta Spahiu ju sjell reportazhin e plotë nga akademia përkujtimore dhe pamjet prekëse të lamtumirës pranë babait të tij në videon e mëposhtme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz