“Shpat, do ta bëjmë atë duet në botë tjetër”, përlotet Arif Ziberi i “Elita 5” gjatë fjalimit të tij
dp

Lexo edheLamtumirat prekëse nga Big Mama, Adelina Tahiri e Blero: Do të të kujtojmë sa të rrojmë

Atmosfera në sallë është e rënduar nga dhimbja, ndërsa momentet më prekëse erdhën nga fjalimi i Arif Ziberit, anëtarit të grupit “Elita 5”.
I tronditur dhe me zërin që i dridhej nga lotët, Ziberi kujtoi Shpatin si një njeri të jashtëzakonshëm dhe një artist të dashur për publikun.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh: “Unë jam i sigurt që Shpati gjendet në një botë shumë më të mirë se kjo, dhe i premtoj, Shpat, do të realizojmë atë duet në botën tjetër, të jesh i sigurt”.
Arkëmorti i Shpat Kasapit ishte mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa nën tingujt e heshtjes, nëna dhe familjarët e tij po prisnin radhazi të gjithë ata që kishin ardhur për t’i shprehur ngushëllimet.

Lexo edheLamtumirat prekëse nga Big Mama, Adelina Tahiri e Blero: Do të të kujtojmë sa të rrojmë
Shpat Kasapi u nda nga jeta më 26 nëntor, në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një sulmi në zemër.
Varrimi i tij do të kryhet sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit të Tetovës, vendlindja e tij.