Iniciativa Qytetare Skenderaj,si monitoruese e rregullt prej disa vitesh e Asamblesë Komunale,sot sërish ishte dëshmitare e një skene të pahijshme të ndodhur në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal.
Duke pasur parasysh rëndësinë që ka ky institucion,IQS si organizatë e shoqërisë civile dënon ashpër skenat e tilla dhe kërkon nga palët e përfshira në debat që të ulin tonet dhe të ngrisin diskutimin në një nivel tjetër ,duke përfaqësuar denjësisht interesat e qytetarëve për çka edhe janë të thirrur.
Debatet si ai i ditës së sotme nuk i shërbejnë askujt dhe ne shpresojmë që skena të tilla të mos përseriten asnjëhere.
Poashtu IQS i bën thirrje Kryesueses së Kuvendit që t’i përmbahet rregullores së punës së Kuvendit,ndërsa nga Kryetari Jashari kërkohet që të jetë i paanshëm dhe i pavarur ashtu siç ka ardhur edhe në pushtet,si dhe te ndermarrë masa ndaj vartësve të tij.
Shoqëria Civile IQS, dënon ashpër skenat e Kuvendit Komunal në Skenderaj dhe bën thirrje Bekim Jasharit të qendroj i pavarur
- Advertisement -