“Shokuese, tmerr, ndjesë pastë Arlinda”, aktori Shkumbin Istrefi reagon i indinjuar për neglizhencën e organeve të drejtësisë
dp

Lexo edheDedikimi prekës i të dashurës së Rinesa Qeriqit pas vdekjes së saj: Do të të dua deri ditën kur të vdes

Aktori dhe producenti i njohur, Shkumbin Istrefi ka reaguar gjithashtu me rastin duke reaguar i indinjuar për neglizhencën e organeve të drejtësisë.
Reagimi i tij vjen edhe pasi u bë e ditur se e ndjera më kishte kërkuar masa paraprake në Prokurorinë e Pejës, më 22 tetor.
“I tmerrshem rasti i vrasjes se Arlinda Zekajt. Viktima e ka paralajmeruar rrezikun per jete ne organet e drejtesise. Nuk po mund ta kuptoj si mund te behen keso leshime. A eshte e mundur qe jemi kaq te papergjegjshem? Shokante. Tmerr. Ndjese paste Arlinda”, ka shkruar aktori Istrefi.
Përveç producentit një mori figurash kanë reaguar për rastin që tronditi Kosovën.

Lexo edheDedikimi prekës i të dashurës së Rinesa Qeriqit pas vdekjes së saj: Do të të dua deri ditën kur të vdes
Arlinda Zekaj vdiq të dielën e 25 tetorit, pas goditjes me një mjet të mprehtë nga ai që dyshohet të jetë përgjegjës kunati i saj i cili është në arrati.
Vetëm dy orë më përpara, e ndjera kishte raportuar në polici dhunë në familje nga bashkëshorti i saj i cili u ndalua nga organet e rendit për 48 orë.