back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeShkupi vazhdon të dridhet, tërmeti i dytë sot

Shkupi vazhdon të dridhet, tërmeti i dytë sot

Të ngjajshme

Policia në Vlorë shpëton 3 pushues të bllokuar në det

Policia Kufitare në Vlorë u ka dalë në ndihmë...

Merdari pika më e ngarkuar për të dalë nga Kosova

Sipas gjendjes së orës 15:16, pritjet më të gjata...

Franca thotë se aleatët evropianë të Ukrainës do të takohen nesër

Presidenca franceze njoftoi se “koalicioni i të vullnetshmëve” –...

Në orën 14:19 një tërmet me fuqi 3,7 ballë sipas Rihterit sërish e dridhi Shkupin, dhe sërish epiqendra ka qenë në afërsi të fshatit Haraçinë, njofton GazetaExpress.

Tërmeti ka zgjatur pak sekonda, por vetëm ka shtuar shqetësimet e banorëve të kryeqytetit, të cilët tashmë dy ditë po jetojnë në ankth nga dridhjet që s’po pushojnë që nga mëngjesi i djeshëm.

Tërmeti i parë sot ndodhi në orën 11:50 dhe kishte fuqinë 2,3 ballë, kurse epiqendrën e kishte 5 kilometra larg fshatit Haraçinë, që gjendet 9 kilometra larg Shkupit.

Dridhja më e fuqishme e tokës, me fuqi 5,2 ballë, ndodhi dje në 15:10, me ç’rast u shkaktuan edhe dëme materiale, ndërsa qindra njerëz kërkuan edhe ndihmë mjekësore. Shumë banorë të Shkupit natën e kaluar e kaluan jashtë shtëpive të veta.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare ka njoftuar për mbi 10 dridhje të tokës në rajonin e Shkupit, që filluan para orës 7 të mëngjesit të djeshëm, disa me intensitet më të madh, e disa me më të vogël.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz