Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh kandidate aktuale nga LDK-ja për pozitën e kryetares së shtetit, ka shprehur mbështetjen e saj për protestën e studentëve shqiptarë që pritet të mbahet në Shkup.
Përmes një Postimi në Facebook, Osmani ka bërë thirrje për mbrojtjen e gjuhës shqipe, duke e cilësuar atë si të shenjtë, transmeton Klankosova.tv.
“Gjuha shqipe është e shenjtë! Ngrihu në mbrojtje të saj”, ka shkruar presidentja Osmani.
Protesta e paralajmëruar nga studentët shqiptarë pritet të nisë në ora 16:30, para Urës së Gurit në Shkup.