BallinaLajmeStudentët shqiptarë bllokohen në kufi me Maqedoninë, nuk u lejohet të hyjnë

Studentët shqiptarë bllokohen në kufi me Maqedoninë, nuk u lejohet të hyjnë

Të ngjajshme

Zlatko Dalic zbulon listën e Kroacisë për Kupën e Botës

Trajneri, Zlatko Dalic ka zbuluar listën e futbollistëve për...

Dafina Zeqiri ndan pamje nga shtatzënia e dytë

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka zbuluar se është...

Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur

Një person ka humbur jetën si pasojë e një...

Zyrtare: Një legjendë si Carvajal i jep fund aventurës te Real Madridi

Pas 23 sezonesh me fanellën “Los Blancos”, Real Madridi...

I plagosuri në Bregun e Diellit ende në gjendje kome, autorët zhduken pa gjurmë

Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku”, po vazhdon...

Një autobus me studentë shqiptarë nuk është lejuar të kalojë kufirin me Maqedoninë e Veriut në pikën doganore të Bllatës në Dibër, raporton A2 CNN.

Autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë shpjegime pse kanë marrë këtë vendim. Këtë të martë, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mbajnë protestën e radhës për të kërkuar të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe. Për organizimin, studentët janë takuar me njëri tjetrin në Kumanovë, Tetovë, Strugë dhe Shkup. Gjithçka nisi nga kërkesa e studentëve të jurisprudencës, për ta dhënë provimin në gjuhën e tyre amtare, një kërkesë që edhe pas dy vitesh nuk ka marrë zgjidhje. E drejta e tyre është një e drejtë kushtetuese, që rrjedh që prej marrëveshjes së Ohrit, por për të cilën politika nuk po kujdeset.

Aksioni i tyre merr një kuptim edhe më të thellë politik, duke ngritur diskutim për përfaqësimin me dinjitet të shqiptarëve në një vend ku janë element shtetformues, madje në një kohë kur në bashkëqeverisje janë edhe shqiptarët e VLEN.

Protesta e parë e studentëve u mbajt në Shkup më 6 prill dhe përfundoj përpara ministrisë së drejtësisë, por që atëherë asnjë nuk ka ndryshuar nga qeveria për të përmbushur një të drejtë të shqiptarëve që rrjedh që nga Marrëveshja e Ohrit. Aksioni i tyre merr një kuptim edhe më të thellë politik, duke ngritur diskutim për përfaqësimin me dinjitet të shqiptarëve në një vend ku janë element shtetformues, madje në një kohë kur në bashkëqeverisje janë edhe shqiptarët e VLEN. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz