Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj ka deklaruar sot se në VALA dhe PTK ka akoma vende të lira të punës, transmeton Gazeta Metro.
Demaliaj ka thënë se kanë kërkuar nga Telekomi dhe Vala, që t’i ndalin të gjitha punësimet, dhe se do ta kërkojnë listën e gjithë punëtoreve të dy kompanive publike.
Por sipas deputetit të AAK-së, përkundër punësimeve të shumta që janë bërë në kohën e fundit në Telekom ka ende vende të lira pune.
“Kemi kërkuar si komision që të ndalen të gjitha punësimet, gjë të cilën e kanë bërë. Tani është mirë të bëhet publike e gjithë lista e punëtorëve të Postës. Ka ende vende të lira të punës në Telekom dhe Vala.” deklaroi Demaliaj në Frontal./gazetametro.net