back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaJetëShkencëtarët australianë nisin testimin e vaksinave potenciale për koronavirus

Shkencëtarët australianë nisin testimin e vaksinave potenciale për koronavirus

Të ngjajshme

“Miss Grand International”, moment i sikletshëm për missin e “gabuar”

Konkursi i këtij viti i bukurisë “Miss Grand International”...

FSK pjesë e Javës Ndërkombëtare të Akademive Ushtarake në Shkollën e Oficerëve në Gjermani

Në kuadër të bashkëpunimit me Republikën Federale të Gjermanisë,...

Andin Hoti shpalos detaje për gërmimet në varrezat e Hajvalisë

Andin Hoti nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur...

Gaxherri: Marrëveshja e Tahirit me VV-në, e dëmshme për LDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas koalicionit që...

Shkencëtarët në Australi kanë nisur testimin e dy vaksinave potenciale për koronavirus. Vendimi erdhi pasi këto dy vaksina, të krijuara nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania amerikane, Inovio Pharmaceutical, janë konsideruar të sigurta për testim në kafshë, nga Organizata Botërore e Shëndetesisë.

Agjencia Kombëtare e Shkencave, e Australisë do të përcaktojë nëse funksionojnë vaksinat, dhe nëse ato do të jenë të sigurta për njerëz.

Testimi i parë në njerëz i një vaksine është realizuar në Shtetet e Bashkuara një muaj më parë, duke u kaluar faza e testimit në kafshë.

Aktualisht janë duke u zhvilluar një varg vaksinash tjera në të gjithë botën me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Studiuesit kanë thënë se shpejtësia dhe niveli i bashkëpunimit global, që ka rezultuar me këtë fazë, ka qenë i pashembullt.

“Normalisht duhet një deri në dy vjet për të arritur në këtë pikë dhe ne e kemi shkurtuar atë periudhë në disa muaj”, ka thënë mjeku Rob Grenfell nga kjo agjenci.

Rezultatet e para të testimeve nga kafshët mund të publikohen në fillim të muajit qershor, kanë thënë shkencëtarët.

Nëse dalin të suksesshme, vaksinat mund të barten nëpër klinika tjera për testime.

Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se do të duhen të paktën 18 muaj që ndonjë vaksinë potenciale të jetë e gatshme për përdorim në njerëz, bazuar në rregulloret për testim dhe standarde.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz