back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeShkelzen Jetishi: Prindërit më thoshin “leje o djalë muzikën, se askush nuk...

Shkelzen Jetishi: Prindërit më thoshin “leje o djalë muzikën, se askush nuk ka bërë shtëpi nga ajo” (Video)

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, Shkelzen Jetishi – Xeni, në një rrëfim për emisionin “Histori Suksesi” në RTV Dukagjini ka treguar se prindërit në fillim kishin dyshime se me muzikë mund të mbijetohej.

I lindur dhe rritur në Gjakovë, Xeni qysh në fëmijëri ka pasur një pasion të veçantë për muzikën.

Ai meritat më të mëdha për zbulimin e talentit të tij në muzikë ja dedikon mësueses Lirie Dobruna.

Shkelzen Jetishi tregon se takimi i tij i parë me bashkëshorten kishte ndodhur në një kafene deri sa ishin shkollë të mesme.

“Jemi parë aty dhe që në shikim të parë më ka lindur një simpati ndaj saj. Jemi njoftuar dhe dalë nga dale  si çdo takim tjetër, lidhje e marrëdhënie që krijohet”.

Këngëtari i njohur i muzikës popullore, thotë se marrja me muzikë në ato kohë ishte një sfidë e madhe.

“Muzika në atë kohë bëhej në mënyrë amatore. Në familje më thoshin “leje o djalë muzikën, se askush nuk ka bërë shtëpi nga ajo”. As Ismet Peja, as Qamili i Vogël e as të tjerët nuk kanë jetuar nga muzika pasi bënin edhe punë tjera”.

Xeni thotë se ai ishte i vendosur për të vazhduar me muzikën dhe siç tregon, edhe pas mbarimit të shërbimit të detyruar ushtarak, krahas fakultetit kishte vazhduar të merret me muzikë.

Këngëtari nga Gjakova tregon se ai kishte ëndërr të arrinte skenat ku kishte kënduar Ismet Peja.

Ai thotë se në fillimet e karrierës së tij muzikore përpunonte këngët nga Shqipëria e mesme me të cilat edhe ka korrur sukseset e para.

Njëra ndër do thotë se është kënga “Çke moj Fiti që po qanë”, pas lansimit të së cilës ai “kishte bërë emër”./Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz