BallinaLajmeShkarkimi i ministrit? Flasin nga AKR-ja

Shkarkimi i ministrit? Flasin nga AKR-ja

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj pritet që nesër të shkarkojë njërin prej ministrave të kabinetit të tij që lidhet direkt me operacionin e sotëm të depërtimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova në Turqi.

Në media është raportuar se ministri i Punëve të Brendshme , Flamur Sefaj është personi që do të largohet nga kabineti i ekzekutivit kosovar. Mirëpo, ky veprim nuk është i nevojshëm sipas Aleancës Kosova  e Re. Nënkryetari i kësaj partie, Agim Bahtiri në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se nuk ka dicka të vërtetë.

“Jo, jo… Janë spekulime. Nuk ka asnjë arsye. Ministri Sefaj është ministri më i vlerësuar nga qytetaret dhe ndërkombetarët por ndoshta dikujt po i pengon kjo”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe,  gjatë ditës së sotme u arrestuan dhe deportuan gjashtë shtetas turq që punonin në kolegjin turk “Mehmet Akif” – shkollë që bën pjesë në rrjetin e shkollave të klerikut turk Fetullah Gulen, i cili nga Turqia konsiderohet si terrorist.

Vlen të theksohet se personat e depërtuar janë të involvuar në aktivitete të dyshimta financiare të cilat ndërlidhen edhe me Serbinë.

Indeksonline ka raportuar se, sipas informatave brenda Prokurorisë se Kosovës, subjektet juridike të cilat janë përdorë nga të dyshuarit kanë pranuar financa nga subjekte të ndryshme të dyshimta.

Aktiviteti financiar më i dyshimtë  nga këta persona është ai me Serbinë nga personi V.G me nënshtetësi kosovare. Dyshimi ngritët pasi që ky aktivitet nuk ndërlidhen me aktivitetet të cilat i zhvillonin këto subjekte.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz