back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeShkaku i kapaciteteve ndryshon metoda e rimbursimit të kuponëve

Shkaku i kapaciteteve ndryshon metoda e rimbursimit të kuponëve

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Një nga pikat më me interes për publikun këto ditë ishte ndryshimi i metodës së rimbursimit të kuponëve fiskalë. Deri më tani, për dy vjet, mbi 1 milion qytetarë të Kosovës janë rimbursuar me afro 20 milionë euro. Por, tani e tutje jo të gjithë do të rimbursohen.

Sipas kryetarit të ATK-së, Rakim Imeri, tani e tutje 4 herë brenda vitit, çdo 3 muaj, do të ketë nga 1000 deri në 2000 qytetarë që do të rimbursohen, ndërsa vlera për person tani mund të shkoj deri në 100 euro për kokë. Rimbursimi do të ketë format të lotarisë, ndërsa përzgjedhja do jetë kompjuterike nga të gjithë ata që do të regjistrohen.

Lidhur me këtë format, kryetari u bëri thirrje që të “luajnë”, pasi pa provuar nuk mund të fitohet. Një nga shkaqet e këtij ndryshimi është edhe mungesa e kapaciteteve të ATK-së për të trajtuar numrin e madh të plikove.

Me këtë ndryshim, pritet të bie në masë të konsiderueshme vlera e rimbursimeve, nga afro 10 milionë euro sa janë rimbursuar brenda vitit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz