Futbolli kosovar ka shënuar rritje të ndjeshme edhe këtë verë në tregun ndërkombëtar të transferimeve, ku disa prej lojtarëve më premtues të Superligës janë transferuar drejt klubeve evropiane për shuma të konsiderueshme.
Në emisionin “Favorit”, eksperti i statistikave Bleron Ajeti ka prezantuar listën e shitjeve më të mëdha me klauzolë nga elita e futbollit kosovar.
Në krye të listës qëndron Drilon Hazrollaj, i cili nga FC Malisheva kaloi te FC Rapid 1923 në Rumani për plot 900 mijë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë i kampionatit kosovar.
Pas tij renditet mbrojtësi i majtë Dion Gllapeni, që iu bashkua Widzew Lodz në Poloni për 250 mijë euro, ndërsa podiumin e plotëson sulmuesi Hekuran Berisha, i transferuar te Dinamo City në Shqipëri për 150 mijë euro.
Lista vazhdon me qendërmbrojtësin Ron Raci, që kaloi te Hajduk Split për 300 mijë euro, dhe Diar Vokrri, i cili u transferua jashtë vendit me vlerë 100 mijë euro. Në këtë verë të “nxehtë” transferimesh, u veçuan edhe lëvizjet e Fatjon Bunjakut drejt AF Elbasanit (50 mijë €) dhe Hasan Gomdlas, i cili u bashkua me Dritën për 20 mijë euro.

