BallinaLajmeShikoni momentet më interesante nga fitorja e Florian Markut kundër anglezit Bendon

Shikoni momentet më interesante nga fitorja e Florian Markut kundër anglezit Bendon

Të ngjajshme

Sa simpatik/ Dafina publikon fotografinë e parë të plotë me djalin

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka festuar ditëlindjen e...

Çitaku: Kurti u mundua që PDK-në ta fus në lojën e emrave

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se “z.Kurti është...

Kërkohet ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria

Lideri i opozitës maqedonase, Venko Filipçe kërkoi sot nga...

Florian Marku e vazhdoi ecurinë e tij të fitoreve të premten në mbrëmje, kur e mposhti britanikun Nathan Bendon me pikë pas gjashtë rundeve, në meçin e vlefshëm për kategorinë deri në 67 kilogramë.

Shqiptari 27-vjeçar u përball të premten në mbrëmje me britanikun 26-vjeçar, në kuadër të eventit “Ultimate Boxxer 6: Heavyweight”.

Ky meç i mbajtur në Altrincham të Ceshire të Britanisë së Madhe i solli në sallë shumë shqiptarë, të cilët e shfaqnin mbështetjen e vet të plotë për shqiptarin Florian Marku.

Marku e dëshmoi se është më i fortë sesa britaniku duke e dominuar të gjithë ndeshjen dhe duke fituar me vendim unanim të gjyqtarëve, 60:55, pas gjashtë rundeve.

Videon me momentet kryesore të meçit të mbrëmshëm mund ta ndiqni më poshtë.

Kjo fitore e vazhdoi ecurinë e mirë të boksierit shqiptar, i cili tashmi ka fituar gjashtë ndeshje radhazi, prej të cilave katër i ka mbyllur me nokaut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz