Shfaqet Albin Kurti në Prishtinë, i përgjigjet Hashim Thaçit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në ndejën e fundvitit që partia e tij e ka organizuar në një prej restoranteve në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.
Kurti sot gjatë ditës ka refuzuar dy ftesat që ia ka bërë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për ta mandatuar për krijimin e institucioneve të reja.
Ftesën e parë Thaçi ia kishte dërguar për në orën 13:30, ndërkohë pas arsyetimit të Kurtit se gjendet jashtë Prishtinës, Thaçi ia kishte dërguar edhe ftesën e dytë për në orën 20:00, e cila gjithashtu është refuzuar nga Kurti.
Kurti ka folur për mediat, duke treguar pse ka refuzuar dy ftesat e sotme të presidentit të Republikës.
“Kam marrë sot dy ftesa, por agjenda e krerëve të shtetit është shumë e ngjeshur. Prandaj nuk mund të takohemi ashtu, përveç kur ka ndonjë fatkeqësi ose ndonjë urgjencë tjetër”, ka thënë Kurti.

Lexo edheRrahen deputetët serbë, bëhen ‘copa’ me njëri-tjetrin
Ai ka thënë se sigurisht që do të takohet me Thaçin, por që paraprakisht ka potencuar se do të shqyrtoj nenet që janë përmendur.
“ Kam qenë në Shkup dhe unë nuk e kam agjendën sot për sot”.
Sipas tij nuk duhet as vonuar por as nxituar./GazetaExpress/














