back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeShesheli e do ushtrinë serbe, ruse e kineze në Kosovë

Shesheli e do ushtrinë serbe, ruse e kineze në Kosovë

Të ngjajshme

Angela Merkel mohon se do të kandidojë për Presidente Federale: Kjo është e pamundur

Angela Merkel është kategorike, duke hedhur poshtë skenarët e kandidaturës së...

Plenkoviq uron Kurtin, riafirmon mbështetjen kroate për Kosovën

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka uruar Kryeministrin e...

Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it

Rusia ka urdhëruar bllokimin e WhatsApp, ndërsa Kremlini vazhdon...

Vojislav Shesheli, lider i Partisë Radikale Serbe, ka përsëritur fjalët e tij të ashpra kundër shqiptarëve në Kosovë. “Pretekst “ për këtë ka qenë aksioni i Policisë së Kosovë i zhvilluar në veri në fillim të javës së shkuar.

Duke folur për këtë aksion, ai, siç përcjellin medie serbe, ka thënës se shqiptarët do t’i përsërisin veprimet e tilla.

“Kjo ka qenë përgjigje për atë që kemi folur ne deputetë dhe presidenti i vendit në Kuvend. Është dashur të pritej diçka e tillë dhe shqiptarët kështu do të veprojnë edhe në të ardhmen. Një herë shteti ynë duhet të reagojë. Nëse deri më tash nuk ka reaguar deri në fund, është ngritur gjendja e gatishmërisë në ushtri e në polici, por herën tjetër ato duhet t’i dërgojnë atje në Kosovë. Aksionet e tilla (të Policisë së Kosovës) po marrin dimensionet gjithnjë e më të mëdha, rrihen serbët, tani është rrahur edhe një rus dhe shqiptarët ata i fajësojnë për çdo gjë, transmeton Koha.net.

Kam thënë se Ushtria jonë duhet të hyjë në të gjitha vendet e Kosovës ku jetojnë serbët, jo vetëm në katër komunat veriore dhe t’i mbrojë të gjithë serbët që jetojnë atje. Atje duhet të mbeten serbët dhe ushtria e policia. Qeveria jonë duhet të kërkojë nga Qeveria ruse e kineze që forcat e tyre të përfshihen në forcat e KFOR-it dhe kështu të formohet njëfarë baraspeshe në Kosovë”, ka thënë lideri i radikalëve serbë, Shesheli.

Të Fundit

Sport

ShowBiz