Shërohet ish-ushtari i UÇK-së

Ditë më parë shumë shqiptarë u bashkuan për t’i dalë në ndihmë ish-ushtarit të UÇK-së, Adnan Hyseni, për mbulimin e shpenzimeve jashtë vendit për shërimin e një sëmundje nga e cila vuante ky i fundit.
Është pikërisht deputeti, Labinot Tahiri që kishte publikuar një video në të cilën kishte treguar për rastin e një nëne nga Ferizaj, që kishte problem me veshkë e që i duheshin urgjent 4 mijë e 500 euro, e pas kësaj Adnan Hyseni ka shprehur vullnetin e tij pë t’i dhënë këto para.
Adnan Hyseni ka thënë se dëshiron t’i jap këto para pasi shumë shqiptarë i dolën në ndihmë dhe i qëndruan pranë që të jetë gjallë edhe pse do ta ketë të vështirë pjesën tjetër të jetës nga shërimi me medikamente të ndryshme.
Lexo edheAlbin Kurti tregon sa libra lexoi për pesë javë sa ishte në burg














