Shembja e ndërtesës në Gjermani/ Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimin për të mbijetuarit
dp

Lexo edhe“Frizerkë” – Meliza Haradinaj i reagon Konjufcës ndaj asaj që tha për Osmanin: Gjuhë përçarës, e dëmton seriozisht imazhin e shtetit

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar edhe sot kërkimet për tre persona të zhdukur, pasi një ndërtesë u shemb të hënën në mbrëmje në qytetin gjerman Görlitz, pranë kufirit me Poloninë.
Policia ka bërë të ditur se shkaku i mundshëm i shembjes mund të ketë qenë një shpërthim gazi. Për shkak të rrezikut nga rrjedhjet e gazit, ekipet në terren po veprojnë me kujdes të madh gjatë kontrollit të rrënojave dhe sigurimit të zonës.
Pasi tentimet për të gjetur të zhdukurit me ndihmën e qenve kërkues nuk dhanë rezultat, ekipet e shpëtimit nisën largimin e rrënojave me ekskavatorë dhe me mjete dore. Frika fillestare se deri në pesë persona mund të kishin mbetur nën rrënoja më vonë rezultoi e pasaktë, tha policia.
Një burrë, i cili druante se gruaja dhe kushërira e tij kishin mbetur të bllokuara nën rrënoja, tregoi se ato kishin ardhur atë ditë për pushime në një shtëpi të marrë me qira.

Lexo edhe“Frizerkë” – Meliza Haradinaj i reagon Konjufcës ndaj asaj që tha për Osmanin: Gjuhë përçarës, e dëmton seriozisht imazhin e shtetit
Ai tha se, ndërsa ndodhej në një supermarket aty pranë, dëgjoi një shpërthim të fuqishëm dhe kur u kthye pa vetëm një grumbull të madh rrënojash.
Sipas policisë, ndërtesa e shembur ishte ndërtuar në stilin historik vilhelminian dhe përmbante apartamente banimi me qira si dhe apartamente për turistë.
Görlitz është qyteti më lindor i Gjermanisë dhe ka rreth 57 mijë banorë. Qendra e tij historike e ruajtur mirë përdoret shpesh si lokacion për produksione ndërkombëtare filmike.