back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeShefqet Kabashi akuzoi rëndë Nijazi Kryeziu, reagon këshilltari i kryeministrit

Shefqet Kabashi akuzoi rëndë Nijazi Kryeziu, reagon këshilltari i kryeministrit

Të ngjajshme

Nuk ndalen problemet për Francën, lëndohet edhe Doue

Kombëtarja e Francës po përballet me një mungesë të...

Mungesa e teksteve shkollore dhe mosformimi i institucioneve, SBASHK paralajmëron grevë

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut ka mbajtur mbledhjen e radhës,...

Tërmet në Maqedoninë e Veriut, mësohet se ku ishte epiqendra

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm janë...

Turqia me shumë mund e mposht Suedinë, Erxhan Osmani vendimtar në rikthim

Turqia arriti ta mposht Suedinë me rezultat 85:79 ,...

Nijazi Kryeziu, këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka reaguar pasi ish-luftëtari i UCK’së dhe ish-i burgosuri i Dubravës, Shefqet Kabashi e përmendi atë në një emision televiziv.

Kabashi që është arrestuar javën e kaluar pasi shkaktoi incident në 20-vjetorin e Masakrës së Dubravës, tregoi sot pse e ofendoi Kryeziun.

Ai thë se sa ishin të burgosur gjatë luftës, Kryeziu ishte i angazhuar të ndante ushqimin për të burgosurit e tjerë. Kabashi tha se Kryeziu i linte me pak bukë të tjerët, e vetë ushqehej mirë.

Ndërkaq, Kryeziu, që reagimin e tij e ka ilustruar me një fotografi të Kabashit pranë fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova, thotë se asnjëherë nuk ka qenë në burg me Kabashin dhe se ai po gënjen.

“Ky shpifës po mashtron e po gënjen pa fije turpi për mua sepse kurrë me mua nuk ka qëndruar në burg. Ka kush flet për sakrificën time në burg e jo ti o shpifës i luftës tonë çlirimtare”, ka shkruar ndër të tjera Kryeziu.

Shkrimi i plotë i këshilltarit të Veselit:

Sonte në një televizion ma paska përmendur emrin tim disa herë një dezerter i luftës së UÇK-së, i cili i është dorëzuar me armë në dorë forcave serbe dhe është bërë dëshmitarë i Hagës kundër Ramush Haradinajt. Vetëm shpirti i tij e din në çfarë sikleti ndihet për të bëmat e tij për interesa të ulëta.

Ky dëshmitarë i Hagës kundër UÇK-së sikur sonte në televizion edhe në ditën e përvjetorit të masakrës së Dubravës ma përmendi emrin, por atë ditë as që e kuptova, thash me vete, ndonjë provokim ordiner dhe e injorova. Sonte i njejti paska shpifë se gjoja paska qenë me mua në burgun e Nishit gjatë luftës. Ky shpifës po mashtron e po gënjen pa fije turpi për mua sepse kurrë me mua nuk ka qëndruar në burg. Ka kush flet për sakrificën time në burg e jo ti o shpifës i luftës tonë çlirimtare. Nga një kërkim i thjeshtë në internet shihet se ky manipulator me probleme morale për të kaluarën e tij qenka militant i një partie që tash e 20 vite e urren UÇK-në dhe krerët e saj të cilët mundohet ti luftoj me mënyrat më të ulëta dhe me shpifje nëpër gjykata – por deri tani pa asnjë sukses. Vetëm veten keni me turpëru para kombit të juaj të gjithë ju që vjellni vrer ndaj luftës çlirimtare për liri.

P.S. Kërkoj publikisht nga televizioni T7 që i ka dhënë hapësirë këtij shpifësi të gënjej publikisht, të më ftoj në studio për të dëgjuar qëndrimin tim ndaj atyre shpifjeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz