back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeShefqet Avdija zgjedhet kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës

Shefqet Avdija zgjedhet kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës

Të ngjajshme

Avdullah Hoti i prerë: Nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, u përgjigj...

Studimi: Mishi i ndihmon disa të moshuar të arrijnë deri në moshën 100 vjeç

Sipas një studimi të fundit, personat që nuk hanë...

Abdixhiku: Ata që besojnë qëndrojnë, koha i vendos gjërat në vend

Lumir Abdixhiku është lajmëruar sërish pak ditë para se...

Lecce gjen akordin me Ramadanin për rinovimin e kontratës

Dy lojtarë kyç në formacionin titullar të Eusebio Di...

Vjen zyrtarizimi, Dro i bashkohet PSG-së

🆕✍️⏳ pic.twitter.com/v5fdfOiw4e— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 26, 2026

Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes publike Posta e Kosovës ka zgjedhur sot kryeshefin ekzekutiv, Shefqet Avdija.

Në një komunikatë për media Posta e Kosovës bënë të ditur se në mbledhjen e mbajtur sot, Avdija është zgjedhur unanimisht që në pozitën e kryeshefit ekzekutiv.

“Pas një procesi të rregullt, transparent dhe objektiv, në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike si dhe me kriteret e konkursit, kandidati më i suksesshëm në garën për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është Shefqet Avdija, i cili ka marrë pikët maksimale, në të gjitha fazat e intervistimit”, thuhet në komunikatë.

Në këtë komunikatë është dhënë edhe një pasqyrë e shkurtër e përgatitjes profesionale të drejtorit të ri të Postës së Kosovës, ku thuhet se ky i fundi ka përgatitje të lartë akademike.

“Është doktor shkence në fushën e Qeverisjes dhe Administrimit Publik, ndërkaq në fushën e Menaxhimit të Sektorit Publik ka gradën master. Për rreth shtatë vite ka qenë në pozitën e zëvendëskryeshefit ekzekutiv në Postën e Kosovës. Në këtë pozitë ai ka shënuar të arritura të mëdha në udhëheqjen dhe menaxhimin e projekteve më sfiduese dhe më të ndjeshme në këtë ndërmarrje publike. Në Postën e Kosovës, ai ka mbajtur edhe pozitën si UD kryeshef ekzekutiv”, thuhet aty.

Shefqet Avdija deri më tash kishte qenë ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në Postën e Kosovës./Front Online/

Të Fundit

Sport

ShowBiz