Shefi i Pentagonit me paralajmërim të ashpër ndaj Koresë së Veriut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, lëshoi një paralajmërim të ashpër për Korenë e Veriut, nga e cila kërkon të braktis ambiciet e saj bërthamore ose në të kundërtën, të rrezikojë përfundimin e regjimit të saj, raporton Anadolu Agency (AA).
“RPDK duhet t’i jep fund izolimit të saj dhe t’u jep fund përpjekjeve për armatim bërthamor”, tha Mattis duke iu referuar Republikës Popullore Demokratike të Koresë, që është emri zyrtar i vendit.
Ai shtoi më tej se Koreja e Veriut duhet të marrë parasysh se mund të ndodhin veprime të cilat do të çojnë drejt një përfundimi të keq për regjimin dhe me pasoja për popullin e saj.
Komentet e Mattis u bënë si rrjedhojë të deklaratës së presidentit Trump, se SHBA-të do të kundërpërgjigjen ashpër ndaj kërcënimeve të Phenianit.

Lexo edheE tmerrshme: Autobusi hyn në dyqan (Foto)
Mattis tha se SHBA-të dëshirojnë një zgjidhje diplomatike për konfliktin, por sipas tij, “ushtritë e kombinuara aleate tani kanë aftësitë më të sakta, më të dëshmuara dhe më të mëdha mbrojtëse dhe sulmuese në Tokë”.
Mattis paralajmëroi liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, t’i kushtojë vëmendje zërit që vjen nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe deklaratave të qeverive të ndryshme që thonë se regjimi i tij përbën një kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin global.














