BallinaBotëKoreja e Veriut kërcënon Kinën, paralajmëron pasoja të rënda

Koreja e Veriut kërcënon Kinën, paralajmëron pasoja të rënda

Të ngjajshme

Bordi i Transparencës në Shqipëri rrit çmimin e naftës dhe të benzinës

Bordi i Transparencës në Shqipëri ka vendosur sërish rritjen...

FFK publikon prapaskenat nga fitorja historike ndaj Sllovakisë

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një video...

“Behind the Scenes”: Dardanët zbulojnë prapaskenat e fitores epike ndaj Sllovakisë

Një rrugëtim i paharrueshëm është sjellë për publikun përmes...

Koreja e Veriut ka paralajmëruar edhe Kinën për ‘pasoja të rënda’ në qoftë se ajo “bllokon” marrëdhëniet midis dy vendeve.

Kina është aleati kryesor i Koresë së Veriut, njëkohësisht një nga fuqitë e mëdha të botës. Pavarësisht retorikës së vendit komunist, Pekini zyrtar ka deklaruar se do të ruaj marrëdhëniet miqësore me fqinjin e saj.

Agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA i konsideroi si “një varf fjalësh absurde dhe të pakujdesshme” të mediave kineze rreth ambicies së Phenianin për programin bërthamor.

“DPRK (Koreja e Veriut) nuk do të kërkojë kurrë mirëmbajtjen e miqësisë me Kinën, duke rrezikuar programin e tij bërthamor që është aq i çmuar sa jeta e tij, pavarësisht sa e vlefshme është miqësia”, tha agjencia. Përgjigja erdhi për dy gazeta të mëdha në Kinë kërkuan sanksione më të ashpra mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.

KCNA tha se thirrjet ndaj Phenianit për të shpërbërë programin bërthamor ishin “shkelje të të drejtave legjitime, dinjitetin dhe interesave supreme të Koresë së Veriut” dhe se përbëjnë një “kërcënim të padiskutueshëm për një vend fqinj të ndershëm me një histori të gjatë e traditë miqësie”.

Të përditshme kineze u përgjigjën të enjten (4 prill) duke e akuzuar Korenë e Veriut “për logjikë irracionale në programin e saj bërthamor”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz