SHBA: Në buxhetin e vitit 2020 përfshihet edhe ndërtimi i murit në Meksikë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump do të bëjë një kërkesë të veçantë në prag të miratimit të buxhetit për financimin e ndërtimit të murit me Meksikën si dhe për financimin e zhvillimit të Forcës Hapësinore, si degë e re e ushtrisë, deklaruan zyrtarë nga administrata.
Zyrtarët deklaruan se plani i presidentit për buxhetin premton balancim Brenda 15 vjetësh.
Trump do të kërkojë 750 miliardë për mbrojtje, një shtytje për ushtrinë, duke shkurtuar shpenzimet tjera për 5 përqind, tha zyrtari në kushte anonimiteti, para publikimit të dokumentit, raporton AP.
Buxheti zakonisht shihet si plan për prioritetet e Shtëpisë së Bardhë. Buxheti për vitin fiskal 2020, do të rris kërkesat për disa agjenci dhe do të bëjë shkurtime në disa tjera për t’u dhënë hapësirë prioriteteve.

Lexo edheVetura në Podujevë duke bërë gara mbyt një person
Çështja e murit me Meksikën dhe kërkesa për financim nga Kongresi kishte shkaktuar mbylljen e Qeverisë amerikane. Mbyllja 35-ditëshe e Qeverisë, ka qenë më e gjata në historinë e SHBA-së dhe ka bërë që qindra-mijëra punonjës federalë të mos marrin rroga./rel














