SHBA-ja do të ndajë rreth 6 milionë vaksina anti-COVID për 13 shtete, në mesin e tyre ndodhet edhe Kosova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim për shpërndarjen ndërkombëtare të 25 milionë dozave të vaksinave.
Kjo u bë e ditur nga raportuesja e Washington Post dhe MSNBC rreth Shtëpisë së Bardhë, Anne Rumsey Gearan.
Sipas saj, e cila ka shpërndarë një listë të shteteve ku do të mbërrijnë këto vaksina është edhe Kosova.
Kosova është në një grup me Meksikën, Kanadanë, Republikën e Koresë, Bregun Perëndimor dhe Gazën, Ukrainën, Haitin, Gjeorgjinë, Egjiptin, Jordaninë, Irakun, Jemenin dhe punëtorët e vijës së parë të Kombeve të Bashkuara.
Për këtë grup të shteteve ku gjendet Kosova janë planifikuar të ndahen përafërsisht 6 milionë vaksina.
Ndërkohë një sasi tjetër prej 19 milionë vaksinave do të shpërndahet për një numër tjetër të shteteve.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të enjten 12 raste të infektimit me coronavirus pas testimit të 2,676 mostrave.

Lexo edhe74 mësimdhënës nga Drenasit certifikohen për trajnimin në fushën e zhvillimit profesional
Përgjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.
IKSHPK-ja ka njoftuar se më 3 qershor janë shëruar 182 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 1,652.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,447 pacientë me këtë virus.
Prej tyre 2,243 kanë vdekur.
Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 72.637 persona.














