BallinaBotëSHBA i kërkon Izraelit të ndalojë sulmet izraelite ndaj infrastrukturës energjetike të...

SHBA i kërkon Izraelit të ndalojë sulmet izraelite ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit

Të ngjajshme

Caktimi i datës së zgjedhjeve, fillon takimi i Haxhiut me përfaqësues të partive politike

Ka filluar takimi i ushtruesës së detyrës së presidentes,...

Bedri Hamza dhe Jehona Lushaku arrijnë tek presidenca për takimin me Albulena Haxhiun

Në objektin e presidencës së Kosovës kanë filluar tanimë...

Lajm i mirë për Schalken, Edin Dzeko rikthehet nga lëndimi

Futbollisti boshnjak, Edin Dzeko është rikthyer nga lëndimi dhe...

PSD me Dardan Molliqajn synojnë Kuvendin, ky i fundit thotë se “Kosova s’ka opozitë”

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka deklaruar se...

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Izraelit të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Iranit, raportoi të martën Axios, duke cituar tre burime të njohura me çështjen.

Uashingtoni e dërgoi këtë mesazh në nivel të lartë politik dhe gjithashtu tek shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Eyal Zamir, raportoi Axios, duke cituar një zyrtar izraelit.

Sipas raportit, administrata e Donald Trump përmendi tre arsye për këtë kërkesë, ndër të cilat edhe synimin për të bashkëpunuar me sektorin e naftës së Iranit pas përfundimit të luftës.

Arsye të tjera përfshinin frikën se sulme të tilla do të dëmtonin popullsinë iraniane dhe mund të nxisnin sulme masive hakmarrëse nga Irani ndaj infrastrukturës energjetike në shtetet e Gjirit, raportoi Axios.

Shtëpia e Bardhë, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e Izraelit në Uashington nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz