SHBA bombardon kufirin e Koresë së Veriut (Video)
SHBA –ja dhe Koreja e Jugut bombarduan kufirin me Korenë e Veriut, duke dhënë kështu një paralajmërim të qartë për Korenë e Veriut pas një nisjes së një rakete që kaloi mbi Japoni.
Megjithatë, shteti komunist hodhi poshtë stërvitjen e përbashkët dhe tha se ajo nuk do t’i pengonte të vazhdonin programin e tyre bërthamor.
“Veprat e egra ushtarake të armiqve nuk janë gjë tjetër veçse veprimi i nxituar i atyre që janë kapur në vështirësi “, tha Agjencia koreano-veriore Lajmeve, e cila vepron si zëdhënëse zyrtare e diktatorit Kim Jong-Un.
Dy bombardues supersonik amerikanë dhe katër avionë luftarakë F-35B u bashkuan me katër avionë luftëtarë të Koresë së Jugut në stërvitjet e fuqishme në një fushë ushtarake mes dy koreve.
Bombarduesit fluturuan nga baza ajrore në Guam, ndërsa ‘F-35B” erdhën nga një bazë amerikane në Japonisë.
Agjenci lajmesh në Korenë e Jugut raportojnë se në Veri ushtarëve u është dhënë urdhri që të shtojnë racionet ushqimore, në mënyrë që të kenë fuqi për luftë.
Lexo edheSulm me bombë gjatë namazit të Bajramit në Jemen, disa të vdekur
Ndërkohë, Peniani kundërshtoi rezolutën e Kombeve të Bashkuara që dënonte lëshimin e fundit të raketës mbi Japoninë.
Sipas një agjencie lajmesh të quajtur “Daily North Korea”, ushtarëve koreano-veriorë u është thënë që të bëhen gati dhe të marrin ushqime
“Gjeneralët po udhëzojnë ushtarët për të ngrënë misër në ara sepse lufta po afron”, shkruan agjencia
Ata u kanë kërkuar ushtarëve të tyre që të mirë ushqehen, sepse në të kundërt nuk do të kenë rezistencë. Ndërsa shefave të ushtrisë u është thënë që të bëjnë një sy qorr teksa ushtarët po vjedhin misër nga arat.
Megjithatë, mediat ndërkombëtare shkruajnë se nuk dihet se sa i vërtetë është ky informacion. Ushtria e Koresë së Veriut ka rreth 6.5 milionë personel të disponueshëm, por me ushtarë të kequshqyer dhe armë e automjete të vjetruara/SYRI.net/














