Ish-Kryeprokurorit Haxhi Dërguti dhe Sali Dakajt iu aprovohet marrëveshaj për pranim fajësie, i dyti kërkon t’i kthehen 150 mijë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar marrëveshjen për pranim fajësie të arritur mes të akuzuarve: Ish-Kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti dhe Sali Dakaj, me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, lidhur me akuakuzën për veprat penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”.
Të akuzuar në këtë rast janë edhe Hasan Morina dhe Liridon Fandaj, por është veçuar procedura ndaj tyre.
Në këtë rast, Dakaj akuzohet se ia dha 150 mijë euro Morinës në mënyrë që të ndikonte në vendimmarrjen e gjykatësit Latif Xhemaili për një lëndë përmbarimore. Takimi dhe marrëveshja mes Dakajt dhe Morinës thuhet se u bë me koordinim nga Fandaj. Për të gjitha veprimet, aktakuza thotë se ishte i njoftuar Dërguti, por që nuk e ka lajmëruar rastin, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Fillimisht, në seancën e së mërkurës prokurori special, Valdet Gashi bëri të ditur se është arritur marrëveshja për pranim fajësie me Dërgutin më 29 tetor 2025, si dhe me Dakajn më 19 dhjetor 2025, duke u respektuar dispozitat ligjore në fuqi.
Këtë marrëveshje e përkrahu avokati i Dakajt, Bajram Morina ndërkaq vetë i akuzuari tha se konfirmon marrvëshjen, por kërkon kthimin e parave prej 150 mijë euro të marra nga të akuzuarit Fandaj dhe Morina.
“Kërkoj që të më kthehen të hollat që janë marrë nga Morina dhe Fandaj”, u shpreh Dakaj.
Më pas, edhe mbrojtësi i Dërgutit, avokati Ramë Gashi, si dhe vetë i akuzuari konfirmuan marrvëshjen për pranim të fajësisë.
Gjyqtari i çështjes, Lutfi Shala, i tha të akuzuarit Dakaj se marrëveshja është arrit mes tij dhe Prokurorisë, dhe jo pesonave të tjerë.
Më pas, Gjykata nxorri vendim duke pranuar marrvëshjen e arritur mes palëve.

Lexo edheRaporti i BE-së: Qeverisja në Kosovë u dobësua nga bllokada politike, kritika për përfaqësimin e serbëve dhe komunat në veri
Më pas, prokurori Gashi tha se për Dakajn sipas marrëveshjes parashihet dënim me 1 vit burgim dhe 5 mijë euro gjobë për veprën penale “Ushtrim ndikimi”, por që dënimi me burg të mos ekzekutohet brenda periudhës verifikuese prej 2 vitesh me kusht që të mos kryejë ndonjë vepër tjetër penale.
Kurse për Dërgutin, po ashtu tha se parashihet dëni mme 1 vit burgim por me kusht që në periudhë verifikuese prej 2 vitesh të mos kryejë ndonjë vepër tjetër penale.
Këto dy dënime të propozuara, dy të akuzuarit dhe mbrojtësit i konfirmuan.
Më pas, gjyqtari Shala tha se shpallja e vendimit do të bëhet të hënën.
Ndryshe, me të nisur seanca, gjyqtari Shala tha se rasti është veçuar nga dy të akuzuarit Hasan Morina dhe Liridon Fondaj për faktin se të akuzuarit Dakaj dhe Dërguti kanë arritur marrëveshje për pranim të fajësisë më herët. Dhe se mbrojtësja e të akuzuarit Morina ka njoftuar Gjykatën se ka rast tjetër penal “Vrasje” dhe se nuk mund të jetë e pranishme në seancën fillestare.
Seanca e paraparë për 7 tetor 2026 ishte anuluar për arsye shëndetësore të të akuzuarit Fandaj.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 3 nëntor 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Haxhi Dërguti, si dhe Hasan Morinës, Liridon Fandajt dhe Sali Dakajt, për veprat penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Moslajmërim i veprave penale apo kryerësve të tyre”.












