“Heroina ishte transportuar nga Irani në Kosovë”, prokurori Atdhe Dema jep detaje
dp

Lexo edhePaca: Prokuroria Speciale e ka në shqyrtim rastin e Arlinda Zekajt vetëm për zyrtarët e përfshirë, pjesën tjetër e trajton Prokuroria Themelore

Rreth 37 kilogramë heroinë janë zbuluar në një depo në rajonin e Ferizajt, gjatë një aksioni të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës kundër një grupi të dyshuar kriminal ndërkombëtar.
Droga ishte fshehur në një qese dhe në disa paketime të tjera, brenda depos ku u zhvillua bastisja me urdhër të prokurorit të rastit, Atdhe Dema.
Sipas dyshimeve të hetuesve, heroina ishte transportuar nga Irani në Kosovë, e fshehur në mesin e një ngarkese me mallra komerciale, me qëllim që më pas të transportohej jashtë vendit.

Lexo edhePaca: Prokuroria Speciale e ka në shqyrtim rastin e Arlinda Zekajt vetëm për zyrtarët e përfshirë, pjesën tjetër e trajton Prokuroria Themelore
Në kuadër të këtij aksioni janë bastisur gjithsej pesë lokacione dhe janë ndaluar pesë persona të dyshuar për 48 orë.