back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeSharje “Ah robtë…”, Konjufca e Tahiri sqarohen në Kuvendin e Kosovës

Sharje “Ah robtë…”, Konjufca e Tahiri sqarohen në Kuvendin e Kosovës

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Rosenior flet për raportimet e fundit që e lidhën Cole Palmer me Manchester United

Trajneri i Chelseas, Liam Rosenior ka folur për raportimet...

Shefi i GP parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, gjatë një përplasje në Kuvend me deputetët e pozitës, të cilët krijonin zhurmë derisa ai tentonte t’i kundërpërgjigjej ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, është dëgjuar duke sharë “Ah robt…”, raporton Gazeta Express.

Një çështje të tillë e ka ngritur në Kuvend pas disa çastesh edhe kryekuvendari, Glauk Konjufca, duke i thënë Tahirit se e kishte mikrofonin dhezur dhe se është dëgjuar teksa ka sharë.

Pas Konjufcës, fjalën e ka marrë Tahiri i cili ka thënë se një gjë të tillë ka mund ta bëj në afekt për shkak të situatës së krijuar në Kuvend, mirëpo ka theksuar se një shprehje e tillë s’është drejtuar kundër asnjë deputeti në Kuvend.

Tahiri ka thënë se kushdo që është ndjer i prekur nga një shprehje e tillë, përfshirë edhe qytetarët që kanë qenë duke e ndjekur seancën, iu kërkon falje.

“Nëse ka qenë në afekt për shkak të situatës, mirëpo në asnjë rrethanë nuk është drejtu kundër asnjë deputeti. Kushdo që është ndjer i fyer, iu kërkoj falje. Sepse në asnjë rrethanë nuk e përdori atë fjalë”, ka thënë Tahiri.

Më pas Konjufca e ka konsideruar reagimin e Tahirit si një tërheqje të fjalës.

“Mirë këtë po e marr si tërheqje të fjalës”, ka thënë Konjufca.

E gjithë situata është krijuar si rezultat i debatit për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili nga mediat në Slloveni është eitketuar si i përfshirë në një skandal financiar./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz