BallinaLajmeShaqiri: Urime ditëlindjen Zvicra ime e dashur

Shaqiri: Urime ditëlindjen Zvicra ime e dashur

Të ngjajshme

Dënohen dy punëtorët e “Pallatit të Rinisë” për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarit në...

“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti nuk i komenton fare deklaratat e fundit të Vjosa Osmanit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shmangur përgjigjet ndaj...

Ky është vendi ku u dogj trafoja, 18 minatorë ende të ngujuar

18 minatorë të minierës së Trepçës të ndërrimit të...

Shqiptari i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka postuar një foto në rrjetin e tij social Instragram, ku ia ka uruar ditëlindjen e 727-të Zvicrës.

Në foton e postuar, Shaqiri është i mbështjellë me flamurin e Zvicrës. Gjithashtu, në mbishkrimin e fotos, ai ia ka uruar ditëlindjen Zvicrës në tri gjuhët zyrtare të vendit, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, si dhe në anglisht, transmeton Gazeta Express.

“Urime ditëlindjen Zvicra ime e dashur”, shkruan Shaqiri në Instagram.

Xherdan Shaqiri u lind në Zhegër të Gjilanit, por në moshën njëvjeçare emigroi me familje në Zvicër, ku jetojnë që nga atëherë.

Xherdan Shaqiri është pjesë e Kombëtares së Zvicrës që nga viti 2010 dhe gjatë kësaj kohe i ka bërë 74 paraqitje. Ai morri pjesë në Botërorin e vitit 2010, 2014 dhe 2018, si dhe në Evropianin e vitit 2016.

Në vitin 1291 Uri, Schwyz dhe Unterwalden lidhën bashkë një aleancë. Në vitet 1332 deri 1513 kësaj iu bashkëngjitën edhe Berna, Cyrihu, Glarusi, Soloturni, Friburgu, Lucerna, Zugu, Qyteti dhe Rrethina e Baselit, Schafhauseni, Apenzeli. U krijua një federatë qytetesh dhe rrethinash. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz