back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinatoplajmiShala (PDK): Rritja e tarifave të rrymës, skenar i rrezikshëm që rëndon...

Shala (PDK): Rritja e tarifave të rrymës, skenar i rrezikshëm që rëndon mbi familjet dhe ekonominë e vendit

Të ngjajshme

Ç’pasoja mund të ketë kriza qeveritare e Francës për BE-në?

Pasojat e rënies së qeverisë së tretë franceze brenda...

Holanda kalon në 32 orë në javë pune, nga e hëna në të enjten

Java e punës katër-ditore shpesh paraqitet si një ide...

Bëhen bashkë dy ish-yjet e “One Direction”

Zayn Malik dhe Louis Tomlinson, dy ish-yjet e “One...

Ferat Shala, kandidati për deputet i PDK-së, ka kritikuar Zyrën e Rregullatorit të Energjisë dhe Qeverinë e Kosovës që të ndryshojnë vendimet për rritje të çmimit të energjisë dhe për liberalizim të tregut.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se me situatën e tanishme energjetike që është vendi janë duke u përkeqësuar mirëqenia e familjeve kosovare dhe operimi i bizneseve vendore.

“Paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës dhe detyrimi i qindra bizneseve në emër të liberalizimit të tregut, Qeveria aktuale me këtë po favorizon një grup të vogël tregtarësh të energjisë, duke vënë barrën më të rëndë mbi familjet dhe bizneset kosovare”.

“Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për të detyruar që bizneset të shkojnë në KEDS për tregun e hapur do të krijojë pasiguri dhe vështirësi për ta, për më tepër mungesa e konkurrencës reale në tregun e energjisë do të thotë vetëm një gjë, çmime më të larta dhe kushte më të pafavorshme në nivel vendi”.

“Për vite me radhë qytetarët e Kosovës janë përballur me rritjen e vazhdueshme të çmimit të energjisë elektrike, të cilën kjo qeveri nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta ndalur. Përkundrazi duke u fshehur pas terminologjisë, liberalizimit të tregut, ajo po e shtynë një skenar të rrezikshëm që rëndon mbi familjet dhe ekonominë e vendit”, ka thënë Shala. /Klankosova.tv

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz