back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeSerwer: Emisari i ri i Trumpit do të bëjë Kosovën province të...

Serwer: Emisari i ri i Trumpit do të bëjë Kosovën province të Shqipërisë

Të ngjajshme

Alcaraz – Sinner, finalja e madhe e US Open

Carlos Alcaraz dhe Jannik Sinner do të përballen të...

Lëndohet Dembele, ja sa do të mungojë jashtë fushës

Ousmane Dembele ka pësuar një lëndim serioz, në ndeshjen...

Sami Kurteshi s’dëshiron të shohë anëtarë të “Listës Serbe” nëpër këshilla të vendvotimeve

Përfaqësuesi i LVV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami...

​Mbledhja e KQZ-së nis me debate nga Lista Serbe

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka nisur mbledhjen e sotme...

Ish-diplomati amerikan, Daniel Serwer, assesi nuk po mund të pajtohet me vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili dje emëroi ambasadorin e shtetit të tij në Berlin, Richard Grenell, edhe në postin e Përfaqësuesit Special Presidencial për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Serwer thotë se nëse dje e ka quajtur vetëm një vendim bizar, atëherë sot do ta quaj edhe me keq, pra si një vendim tragjik.

Kjo pasi që sipas tij, Grenell si një njeri i afërt me ish-Këshilltarin e Trumpit, John Bolton, do të shtyjë përpara idenë e shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Republikës së Kosovës.

“Nëse do të donit të krijonit një kauzë të përbashkët me Evropën në Ballkan, atëherë Grenell është amerikani i fundit që do të duhej të zgjidhej për këtë çështje”, thotë Serwer, transmeton Gazeta Express.

Tutje ish-diplomati amerikan ka thënë se Gjermania e ka bërë të qartë që e kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve në Ballkan, temë kjo për të cilën Bolton ka avokuar dhe ka thënë se SHBA’ja e pranon në rast se Kosova dhe Serbia pajtohen për një gjë të tillë.

Sipas Serwerit një lëvizje e tillë për ndarje të Kosovës do të ngulfaste ‘krijesat e Klintonit’, Kosovwn dhe Bosnje e Hercegovinën.

“ Shkëmbimi i territoreve do të mbyste dy arritjet e Klintoni me një goditje: Kosova do të bëhej provincë lindore e Shqipërisë, herët ose vonë, dhe Bosnja do të ndahej”, ka thënë tutje Serwer në faqen e tij ‘peacefare’.

Përveç tjerash eksperti për Ballkanin ngre shqetësime se në rast se ndodh një lëvizje e tillë atëherë do të mund të ketë edhe të shpërngulur por edhe të vdekur.

“Mos u shqetësoni se sa njerëz do të shpërngulen, apo sa do të vdesin në këtë proces, apo edhe për radikalizimin e myslimanëve boshnjakë nëse detyrohen të hyjnë në një Republikë Islamike. Serbia do të jetë e lumtur që do të fitojë veriun e Kosovës, si dhe Republika Srpska që do t’i dojë përsëri amerikanët”, ka shkruar Serwer.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz