Sërish Dick Marty: Nuk dihet krejt e vërteta për krimet në Kosovë, unë shumë pak kam zbuluar

Ish- raportuesi i Këshillit të Evropës lidhur me atë që u quajt “trafikim me organet njerëzore në Kosovë”, Dick Marty, ka deklaruar se “nuk dihet e gjithë e vërteta për krimet në Kosovë. Ai ka shtuar se shumë fajtorë nuk janë përgjigjur për ato që janë bërë.
“Vetëm e vërteta rreth konfliktit në Kosovë mund të sjellë pajtimin. Unë shumë pak e kam zbuluar. Ka mbetur edhe shumë punë për t’u bërë”, ka thënë për “veçernje novosti” Dick Marty, transmeton Koha.net.
Marty ka theksuar se libri i tij më i ri Një ide për drejtësinë (Une certaine idée de la justice), botim i vitit 2018, pos për zhvillimet në Çeceni dhe atyre rreth CIA-s, flet edhe për Kosovën.
Sipas gazetës së Beogradit, libri përmban “elemente që Marty i ka zbuluar me hulumtimet e veta në të cilat shumë krime dhe kriminelë kanë mbetur të padënuar, siç është dhe rasti me liderët shqiptarë në Kosovë”.

Lexo edheZhduket një vajzë në Vushtrri
Në këtë shkrim përcillen fjalët e Martyt “se është humbur shumë kohë për themelimin e Gjykatës për krime të lufte të UÇK-së”.
Ai ka theksuar se ende nuk ka rezultate prandaj, sipas tij, epilogu i gjithë rrëfimit për përgjegjësit e krimeve në Kosovës është i pasigurt.














