back to top
Friday, September 26, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSerbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se...

Serbia ia cakton një muaj paraburgim kosovarit për të cilin pretendon se ishte pjesë e UÇK-së

Të ngjajshme

Microsoft i ndërpret ushtrisë izraelite aksesin në disa cloud computing dhe AI

Gjigandi amerikan i teknologjisë Microsoft ka anuluar disa shërbime...

Kërcënon ambasadori rus: Nëse NATO i prek avionët tonë, do përgjigjemi me luftë

Ambasadori rus në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar se...

Hande Erçel po bëhet nënë?

Ditëve të fundit në rrjetet sociale dhe disa portale...

​Trump vendos tarifë 100% për ilaçet që importohen në ShBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin një...

Ish-drejtori i FBI-së James Comey nën dy akuza

Një juri e madhe federale në shtetin amerikan të...

Gjykata e Lartë në Beograd i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, shtetasit të Kosovës, Lulzim Halili, i cili u arrestua në Serbi më 22 korrik.

Sipas autoriteteve serbe, ai dyshohet për krime lufte.

Serbia pretendon se ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por një pretendim i tillë është hedhur poshtë nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së.

“Më 24 korrik 2025, Prokuroria për Krime Lufte në Beograd ka nxjerrë urdhër për fillimin e hetimeve ndaj L.H., për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale të organizimit dhe nxitjes për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve të luftës”, tha Prokuroria për Krime Lufte në Beograd.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha më 23 korrik se ka informuar delegacionin e Bashkimit Evropian dhe të shteteve të QUINT-it në Serbi lidhur me këtë rast.

MPJD tha se nuk është informuar zyrtarisht nga Serbia për arrestimin e Halilit.

“Sapo të konfirmohet nëse z. Halili do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes”, tha MPJD më 23 korrik.

Nga OVL e UÇK-së kanë thënë se emri i Lulzim Halilit nuk është gjetur në arkivat e veteranëve të luftës e as në listat e disa brigadave të UÇK-së.

Mediat në Serbi kanë raportuar se Halili dyshohet për krime lufte kundër njerëzimit. Ai pretendohet se ka qenë i UÇK-së dhe ka vepruar në rajonet e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës, si dhe pretendohet se ka marrë pjesë në një sulm ndaj një posti ushtarak jugosllav në Koshare.

“Në fakt, as nuk ka status të veteranit luftëtar, as status të veteranit pjesëtar, as nuk ka status të veteranit pjesëmarrës”, tha për Radion Evropa e Lirë nënkryetari i OVL të UÇK-së, Gazmend Syla.

Syla tha se emri i Halilit nuk është gjetur as në arkivat e brigadës 138 Agim Ramadani, që ka operuar në Koshare.

Syla ka ngritur dyshime se arrestimi i tij mund të ketë ndodhur në shenjë “hakmarrje për për atë që ndodhi me përfaqësuesin e Zyrës së Kosovës në Serbi, siç i thonë ata, i cili u arrestua pas deklarimeve të tij në Rahovec”.

Ai iu referua arrestimit të Igor Popoviqit.

Popoviq u arrestua më 18 korrik në Kosovë dhe dyshohet se ka kryer veprën penale të “nxitjes së përçarjes dhe mosdurimit”, pasi gjatë një fjalimi në Rahovec e kishte cilësuar UÇK-në si “organizatë terroriste”.

Serbia ka kërkuar lirimin e tij dhe ka paralajmëruar për “pasoja të paparashikueshme”, ndërkaq kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin kalimin përmes Serbisë, pasi ka thënë se ka indikacione për provokime dhe ndalime arbitrare të qytetarëve të Kosovës.

Viteve të fundit, në Serbi janë arrestuar disa qytetarë të Kosovës, të cilët Beogradi pretendon se kanë kryer krime të luftës./Radio Evropa e Lirë/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz