back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeSerbët e Kosovës shfrytëzojnë katër lloje të pasaportave

Serbët e Kosovës shfrytëzojnë katër lloje të pasaportave

Të ngjajshme

Hoxhaj: Kurti e ka shkel sovranitetin e Kosovës me energjinë e blerë nga Serbia

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga...

Paralajmërohet bllokadë rruge afër kufirit Kosovë–Serbi: QKMK rekomandon rrugë alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se,...

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim...
- Advertisement -

Serbët e Kosovës i kanë në shfrytëzim katër lloje të pasaportave. Ato janë: pasaportat që janë lëshuar nga drejtoritë policore nëpër qytete të Kosovës, pasaportat e lëshuara pas vitit 2009 nga e ashtuquajtur Qendra Koordinuese e Serbisë në Kosovë, pasaportat që i kanë dhënë drejtoritë policore qytetarëve serbë me qëndrim në Serbinë Qendrore dhe pasaportat që u janë lëshuar shtetasve të Kosovës nga ana e MPB-së së Kosovës.

- Advertisement -

Janë regjistruar raste kur autoritet kosovare disa nga këto pasaporta të qytetarëve të Serbisë me qëndrim në Kosovë nuk u janë pranuar, duke i vlerësuar ato si dokumente jo të vlefshme.

Këto përfundime kanë dalë nga një konferencë e organizuar nga organizata “Aktiv” në veri të Mitrovicës, me temën “Kosova, zonë e pasaportave të veçanta”, në të cilën është folur për problemet që kanë poseduesit e pasaportave serbe që janë lëshuar nga Qendra Koordinuese e Serbisë në Kosovë. Pjesëmarrësit në këtë konferencë kanë kërkuar që poseduesit e pasaportave të Qendrës Koordinuese të Serbisë në Kosovë të trajtohen si ata të Serbisë – të udhëtojnë pa viza./zëri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz