Selemanaj: Kujt po i pengon llogoja zyrtare e Presidences së Kosovës?!

Mosrespektimi i llogos zyrtare të Presidencës së Republikës së Kosovës është i papranueshëm dhe shqetësues.
Kështu ka reaguar ish-deputeti i LDK-së, Driton Selamanaj lidhur me largimin e llogos zyrtare të Presidencës së Kosovës.
Sipas Selmanajt, edhe pse Albulena Haxhiu ështe vetëm ushtruese e detyrës së Presidentes, ajo menjëherë është kujdesur për pamjen e faqes zyrtare në rrjetet sociale, duke e hequr nga profili llogon zyrtare të presidences së Kosovës.
Postimi i plotë:
Kujt po i pengon llogoja zyrtare e Presidences së Kosovës?!
Mosrespektimi i llogos zyrtare të Presidencës së Republikës së Kosovës është i papranueshëm dhe shqetësues. Heqja e llogos zyrtare të presidencës në profilin zyrtar në rrjetet sociale, nuk është një detaj i vogël teknik, por një veprim i qëllimshëm kundër simboleve shtetërore të cilat mbrohen me ligj.

Lexo edheKusari-Lila: Uroj të stabilizohet çmimi i naftës, mekanizmi i jonë dha rezultate, ndoshta jo 100%
Institucionet nuk kanë të drejtë të improvizojnë apo të anashkalojnë elementet që përfaqësojnë identitetin institucional të Republikës së Kosovës.
Edhe pse Albulena Haxhiu ështe vetëm ushtruese e detyrës së Presidentes, ajo menjëherë është kujdesur për pamjen e faqes zyrtare në rrjetet sociale, duke e hequr nga profili llogon zyrtare të presidences së Kosovës.
I papranueshëm është injorimi i logos së dizajnuar në kohën e Presidentit Historik Ibrahim Rugova, e cila nuk është vetëm një element grafik, por një pjesë e trashëgimisë shtetformuese dhe simbolikës së Republikës sonë. Kjo qasje krijon precedent dhe dëmton besimin në institucionet shtetërore.
Respektimi i simboleve nuk është opsion, është obligim ligjor. Institucionet duhet të jenë shembull në ruajtjen e rendit, identitetit dhe dinjitetit shtetëror./Indeksonline/














