back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaShqiptareSelanik/ Grabiste motorët në seri, arrestohet 16-vjeçari shqiptar! Në pranga edhe bashkëpunëtori...

Selanik/ Grabiste motorët në seri, arrestohet 16-vjeçari shqiptar! Në pranga edhe bashkëpunëtori grek

Të ngjajshme

Newcastle – Hojlund, lajm i fundit nga Anglia

Manchester United ka refuzuar ofertën e Newcastle për të...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, përfundon me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit

Kapiteni Albion Svrkaj, e ka përfunduar me sukses Kursin...

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja e kufijtë e Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat...

Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

Kryeprioriteti i Legjislaturës së XI të Kuvendit do të...

Një 16-vjeçar shqiptar në Greqi është arrestuar ditën e sotme, pasi akuzohet për vjedhjen e të paktën 10 motorëve përgjatë gjithë sezonit veror.

Bashkë me të ra në pranga edhe shoku i tij, një 17-vjeçar grek, pasi vjedhjet i kryenin në bashkëpunim. Sipas gazetës greke, ‘Protothema’, dy të miturit kishin menduar deri në detaje se si të grabisnin motorët, duke përdorur çelësat të posaçëm.

Të miturit u arrestuan në flagrancë teksa ishin në përpjekje për të vjedhur një kamion në zonën e Stavrupolit të Selanikut.

Nga 10 motorët e vjedhur në Selanik, 8 prej tyre janë rikthyer tek pronarët, por 2 të tjerët ende nuk janë gjetur.

Sipas medias greke, kjo nuk ishte hera e parë që 17-vjeçari grek arrestohet, pasi më 8 korrik, së bashku me të miturin shqiptar, kishte tentuar vjedhjen e një kamioni dhe një motoçikletë në zonën Ampelokipi-Menemeni .

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz