back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaShqiptareSpiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

Spiropali pret Gonzaton: Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë

Të ngjajshme

Newcastle – Hojlund, lajm i fundit nga Anglia

Manchester United ka refuzuar ofertën e Newcastle për të...

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, përfundon me sukses Kursin e Karrierës së Kapitenit

Kapiteni Albion Svrkaj, e ka përfunduar me sukses Kursin...

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja e kufijtë e Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat...

Kryeprioriteti i Legjislaturës së XI të Kuvendit do të jetë anëtarësimi në BE.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti sot në një takim ambasadorin e bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali u shpreh se me ambasadorin Gonzato po koordinojnë veprimet për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës.

“Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë, një mundësi më shumë për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave më të mira për reformimin e mëtejshëm të Kuvendit, si garant i procesit të integrimit dhe standardeve demokratike”, theksoi Spiropali.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz