Sektori i afarizmit në Maqedoni kërkon ndryshime për urdhërpagesat dhe përmbarimet noterike
dp

Lexo edheKomisioni për Integrime Evropiane takime në Bruksel për liberalizimin e vizave

Sektori i afarizmit kërkon që urdhërpagesat dhe përmbarimet noterike të bëhen nga shërbimet juridike të kompanive, e jo nga bashkëpunëtorë të jashtëm, pra nga avokatë ose shoqëri avokatësh, siç e thotë edhe ligji, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç u tha në konferencën për shtyp të Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM), ndryshimet duhet të hyjnë në fuqi më 1 janar të vitit 2017 dhe nëse në këto ndryshime nuk intervenohet siç propozojnë firmat, atëherë janë të mundshme që një numër i madh i juristëve të mbeten pa punë.
Praktikisht, kërkohet ndryshimi i vendimeve për përmbarim dhe noterizim, si në Ligjin për procedurë gjyqësore ose kthimin në këtë segment, ashtu siç ka funksionuar deri tani.

Lexo edheKomisioni për Integrime Evropiane takime në Bruksel për liberalizimin e vizave
Sipas anketës së OEM-së, nga 226 kompani të pyetura në veprimtari të ndryshme, 61.5% kanë shërbim të tyre juridik, me nga shtatë deri tetë të punësuar, nga të cilët më së paku 5 kanë përfunduar provimin juridik shtetëror.