back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeSecila parti e koalicionit do ta ketë nga një zëvendëskryeministër

Secila parti e koalicionit do ta ketë nga një zëvendëskryeministër

Të ngjajshme

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle është përdorur si deponi mbeturinash

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin...

Sot gjatë ditës është paralajmëruar se do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit LDK, AAK, NISMA, AKR, minoritetet e Lista Serbe. Deri më tani, të gjitha këto parti kanë bërë të ditur se me dakordimin e ri, marrin nga një zëvendëskryeministër në qeverinë Hoti, ani pse nuk është bërë publike se cili do të jetë numri dy në ekzekutivin e ri, shkruan Gazeta Express.

Sa qeveria ishte formuar vetëm nga dy parti, postet më të larta në ekzekutiv i mbanin tre persona, Albin Kurti si kryeminisër, Avdullah Hoti si pasardhës i tij, në postin e zëvendëskryeministrit të parë, e pas tij të njëjtën pozitë e kishte edhe Haki Abazi.

Mirëpo, me marrëveshjen e re që rrodhi pas mocionit të mosbesimit për qeverinë Kurti, në karrigen e zëvendëskryeministrit është bërë e ditur se do të ulen nga një përfaqësues i secilës parti. Deri më tani, vetëm partitë nga radhët e minoriteteve s’kanë bërë të ditur se e kanë kërkuar që të përfaqësohen me një zëvendëskryeministër.

Nga LDK’ja është bërë e ditur, ani pse një gjë e tillë mbetet të finalizohet sot gjatë ditës, se në pozitën e zëvendëskryeministres do ta propozojnë Hykmete Bajramin, që momentalisht mban postin e Ministres në Detyrë të Arsimit.

Ky dikaster me marrëveshjen e re, pritet që t’i shkojë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Edhe AAK’ja, si partia e dytë më e madhe në këtë koalicion, pritet që të përfaqësohet në qeveri edhe nga një zëvendëskryeministër.

Këshilli Drejtues i kësaj partie, ka propozuar Besnik Tahirin në pozitën e zëvendëskryeministrit, derisa, ata marrin edhe udhëheqjen e katër ministrive.

Nisma Socialdemokrate, në krye me Fatmir Limajn është bërë e ditur se do të marrë dy ministri, derisa, kjo parti për zëvendëskryeministër do të ketë vetë Limajn.

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka konfirmuar se do të bashkëpunojnë me Listën Serbe e se dhe ata do të jenë pjesë e koalicionit.

Shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi ka deklaruar dje se përveç ministrive, Lista Serbe do të jetë e përfaqësuar edhe nga një zëvendëskryeministër.

Partia që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, e që në Kuvend përfaqësohet me dy deputet në rast se vendos të bëhet pjesë e qeverisë, do të mund të marrë postin e zëvendëskryeministrit.

Vetë Pacollit, merr vesh Gazeta iu është premtuar ky post, ani pse fillimisht është diskutuar se i njëjti mund të marrë postin e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Partitë politike kanë bërë me dije se sot pasdite mund të nënshkruajnë koalicionin. Pas nënshkrimit, LDK’ja ka deklaruar se do të dërgojnë zyrtarisht emrin e Avdullah Hotit si mandatar, te presidenti./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz