Njihuni me Sebastian ‘El Loco’ Abreu, sulmuesin 42 vjeçarë i cili është futur në librin e rekordeve “Guinnes” për shkak të ndërrimit të shpeshtë të ekipeve – gjithsej 26 ekipe në 23 vite karrierë profesionale, shkruan Gazetasheshi.com.
Madje, ai ka ndërruar edhe dy ekipe të tjera pasi që e kishte thyer këtë rekord:
Për ta thyer këtë rekord ai nënshkroi për klubin Audax Italiano që bën gara në Primera Divisionin e Kilit, pasi shënoi 11 gola në 13 paraqitje për ekipin e Deportes Puerto Montt që bënte gara në Primera B të Kilit në vitin 2017.
Më vonë, ai shkoi për të luajtur për një tjetër skuadër nga Primer B në Kili, saktësisht te Deportes Magallanes dhe më pas u transferua te Rio Blanco, aty ku nuk arriti të bënte as edhe një paraqitje të vetme.
Ç’është e vërteta ai tani ka mbushur 42 vite dhe nuk po dëshiron të penzionohet.




















