back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeSeanca për qeverinë e re mbahet të dielën nga ora 10:00

Seanca për qeverinë e re mbahet të dielën nga ora 10:00

Të ngjajshme

Në Kroaci po futet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, parlamenti voton pro

Parlamenti kroat sot, me 84 vota pro, 30 abstenime...

E pranon Bulliqi: Nuk i kemi numrat e mjaftushëm për formimin e Qeverisë

Kryetari i zgjedhur i Podujevës nga LVV-ja, Shpejtim Bulliqi,...

Zelensky te mbreti Charles, para takimit me liderët evropianë

Mbreti Charles i Britanisë së Madhe ka pritur në...

E fundit- Seanca për kabinetin e ri qeveritar mbahet të dielën

Këtë të diele në Kuvendin e Kosovës do të...

Granit Xhaka lider, më i miri në Premier League për këtë arsye…!

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka është duke...

Lajmi.net raportoi sot se seanca për qeverinë e re të Kosovës mbahet të dielën.

Tanimë për këtë seancë është caktuar edhe ora.

Seanca për votimin e kabinetit të ri do të jetë nga ora 10:00.

Kësisoj, të dielën deputetët do të mblidhen për të votuar apo për të mos votuar propozimin e të mandatuarit tanimë për kryeministër, Albin Kurti.

Ndryshe mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë- Albin Kurti ka edhe dy ditë kohë para vetes që të prezantojë kabinetin qeveritar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Në mënyrë ligjore, nëse Qeveria nuk zgjidhet të dielën, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt të këtij viti dhe pas më shumë se tetë muaj përpjekjesh për të formuar institucionet e reja të vendit, Kosova do të mund të përballet me një krizë të re institucionale.

Në zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt, Vetëvendosje arriti që të marrë më shumë vota, por jo mjaftueshëm sa për të qeverisur e vetme apo për të arritur që të formojë e vetme Qeverinë e Kosovës.

Kësisoj, mbetet e pasigurt çështja nëse Vetëvendosje do të arrijë t’i sigurojë votat e mjaftueshme nga partitë e tjera në Kuvendin e Kosovës./Lajmi.net/

E fundit- Seanca për kabinetin e ri qeveritar mbahet të dielën

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz