BallinaLajmeSeanca e Kuvendit në orën 17:00?

Seanca e Kuvendit në orën 17:00?

Të ngjajshme

Mbappé e vë në shënjestër Brazilin: mund të luajë edhe më shumë se 45 minuta

Prania e Kylian Mbappés në ndeshjen mes Francës dhe...

Shifra alarmante: Rreth 500 raste të reja me kancer në QKUK ende pa u mbyllur tremujori

Shifrat nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tregojnë...

Irani pretendon se ka goditur aeroplanmbajtësen amerikane USS Abraham Lincoln

Ushtria iraniane pretendon se raketat e saj lundruese goditën...

“Shumë e mbyllur, shumë e hapur”/ Enca provokon ndjekësit

Enca Haxhia ka provokuar ndjekësit me fotografitë e fundit. Artistja...

Seanca e Kuvendit të Kosovës që për momentin është ndërprerë mund të vazhdojë në orën 17:00.

Megjithatë, kjo nuk është zyrtare, por sipas asaj që merr vesh Klan Kosova, gjasat janë të mëdha që seanca të mbahet në këtë orë për shkak të vizitës së delegacionit të lartë të Bashkimit Evropian.

Në Kosovë pritet të arrijë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker që do të zhvillojë takime me presidentin, Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli.

Bashkë me të në Prishtinë do të qëndrojë edhe Komisionari për Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, si dhe Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës është në pauzë,  pasi LDK-ja kërkoi që Komisioni i Punëve të Jashtme të ndryshojë tekstin e nenit 3 të marrëveshjes duke u bazuar në marrëveshjen e arritur paraprakisht mes partive shqiptare, përjashtuar Vetëvendosjen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz