8 muaj pa zgjidhje, KEK-u anulon tenderin për zhbllokimin e bunkerit të zgurës
dp

Lexo edheJakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë

Korporata Energjetike e Kosovës ka anuluar tenderin për zhbllokimin e bunkerit të zgurës në termocentralet B1 dhe B2.
Në arsyetimin e anulimit të aktivitetit të prokurimit thuhet se një shkelje e LPP-së ka ndodhur apo do të ndodhë në proceduren e prokurimit.
Sipas tyre, kjo shkelje nuk mund të rregullohet apo të parandalohet përmes një amendamenti ligjor të kushteve të prokurimit, transmeton IndeksOnline.
Lexo edheJakup Krasniqi nesër përfundon vizitën në Kosovë, raportohet se në orën 15:00 niset për në Hagë
Njoftimi për kontratë ishte shpallur qysh në mars të këtij viti, sakaq KEK-u kishte planifikuar një investim prej 50 mijë eurosh për të realizuar punimet në dy termocentralet.
Ende nuk dihet se kur do të ritenderohet ky projekt në KEK./IndeksOnline/