Panik në fluturimin Manchester-Tiranë, alarm për bombë në avion
dp

Lexo edheShiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë

Një situatë tensioni kanë përjetuar sot pasagjerët e një avioni të Ryanair, që udhëtonte nga Manchesteri drejt aeroportit të Rinasit.
Top Channel raporton se pasagjerët kanë gjetur mesazhe të shkruara në letrat e tualetit, ku paralajmërohej se në avion kishte bombë.
Policia konfirmon se avioni është ulur në Rinas dhe, pas kontrollit të kryer, ka rezultuar se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes dhe se alarmi ishte fals.
Lexo edheShiroka-Pula: Filantropia dhe shërbimi ndaj të tjerëve janë vlera që forcojnë shoqërinë
Kjo është hera e parë që vala e alarmeve për bomba në avionë apo aeroporte prek edhe Shqipërinë, por fatmirësisht, edhe në këtë rast, gjithçka ka rezultuar alarm fals.