Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish kritikave për për ministren e Inteligjencë Artificiale të prokurimeve publike, Diellën.
Edi Rama: Ç’është ky mëkat, ç’është kjo çmenduri, ministër shteti jo njeri. Unë mendoj se në një kohë shumë më të shkurtër se sa mund të imagjinojmë, ministrat jo njeri nëpër qeveri do të jenë një normalitet. Do të vijë shumë shpejt, ne mund ta bëjmë dhe mund të jemi të shpejtë dhe kurajozë në proceset që lidhen me AI për t’i shërbyer më mirë publikut. Diskutojmë sot si do vjedhë Diella, sepse kur je hajdut aty të rri mendja. Një njeriu normal nuk i shkon kjo pyetje në mendje. I shkon mendja vetëm atyre që ose kanë vite, ose kanë vjedhur, ose vjedhin, ose do të vjedhin, nëse do i caktonte njeri në vend të Diellës. Ndërkohë që, ajo që Diella do të bëjë është shumë e thjeshtë. Çfarë ndodh me tenderat dhe ku hyn korrupsioni në një proces tenderimi. Në dy faza, procesi ka dobësi që i shfrytëzon korrupsioni. Faza e parë, termat e referencës, që mund të bëhen të orientuar, siç ishte një tender në 2013, kur për të bërë tunel, thuhej të ketë eksperiencë në foni. E dyta, te gjykimi mbi dokumentacioni, jo nuk është vula e freskët, jo kjo apo ajo. Diella e bën të pamundur trajtimin me preferencial të dikujt.