BallinaLajmeSBASHK'u kundërshton Ministrinë e Arsimit për pezullimin e mësimit

SBASHK’u kundërshton Ministrinë e Arsimit për pezullimin e mësimit

Të ngjajshme

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

“Capat” dhe “Sekiraqët” përballën në Gjykatë, pas pak nis seanca gjyqësore

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë brenda pak minutash pritet...

Bastisje tek Agjencia Kadastrale

Një bastisje është duke u zhvilluar në objektin e...

Goditet një anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit

Një anije mallrash është goditur nga një predhë e...

Ministria e Arsimit ka marrë vendim që procesi mësimor të ndërpritet deri të hënën, për shkak të temperaturave të ulëta, të cilat pritet të bien deri në minus 16 gradë. Këtë vendim e ka kundërshtuar Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Mësim nuk do të ketë deri të hënën. Këtë vendim e ka marrë Ministria e Arsimit, për shkak të temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në vend.

Por këtë vendim po e përqesh Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, raporton KTV.

Sipas kryetarit të SBASHK’ut, Rrahman Jasharaj, moti nuk është aq i ftohtë sa për ta ndërprerë procesin mësimor.

Por, ulje të temperaturave parasheh edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Nata ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes pritet të jetë e ftohtë.

Temperaturat do të zbresin prej -14 deri -16 gradë, ndërsa gjatë ditës së enjte do të shënojnë vlerën prej -1 dhe 0 gradë celsius.

Nga e premtja e tutje vlerat sipas grafikut do të rriten deri në 3, 4 e 5 gradë dhe me datën 8 mars vlerat do të shënojnë 10 gradë celsius.

Sipas ministrisë, ditët e humbura të mësimit do të zëvendësohen gjatë këtij gjysmëvjetori në konsultim me Drejtoritë Komunale të Arsimit.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz